Auto Leasing dhe Auto Leaseback janë dy shërbimet unike më të reja në tregun e Kosovës nga Kompania Ndërkombëtare Mogo Finance, ku qytetarët në Kosovë do të kenë mundësi të blejnë automjete të përdorura përmes Lizing Financiar apo Auto Leasing-ut dhe njëkohësisht mund të financohen nga MOGO, duke garantuar vetëm me Automjetin që posedojnë përmes shërbimit Auto Leaseback. Shuma e financimit do të jetë deri në 12,000 Euro ndërsa maturiteti deri në 7 vite!
Shërbimi Auto Leasing do të hapë një mundës krejtësisht të re të shitjes së Automjeteve të përdorura në tregun e Kosovës, dhe do t’i mundësoj bizneseve-Autosalloneve që automjetet e tyre ti shesin shumë më lehtë pasi që MOGO financon deri në 85% të vlerës së Automjetit. Fillimisht shuma e financimit do të jetë deri në 12,000 Euro ndërsa klienti pagesën mund ta bëjë në kohëzgjatje deri në 7 vite. Blerësi do të ketë mundësi që vet të caktoj këstin dhe maturitetin e kthimit të kredisë varësisht nga buxheti që ka. MOGO deri më tani ka marrëveshje bashkëpunimi me më shumë se 80 Autosallone në tërë Kosovën. Çdo Biznes-Autosallon që dëshiron të zgjeroj shitjen edhe më shumë.
Aplikimi për shërbimin Auto Leasing është shumë I thjeshtë dhe mund të bëhet online nga faqja e interentit www.mogo-kos.com ose duke thirr pa pagese në 0800 666 77, ose duke thirrur drejtpërdrejt nga Autosalloni që është Partner me MOGO apo në njërën nga degët e MOGO në Kosovë.
Shërbimi Auto Leaseback i vetmi i këtij lloji, i mundëson qytetarëve që pa pas nevojë për bashkëhumarrës apo garantues, të merr hua/kredi nga MOGO në shumë deri në 12,000 Euro (varësisht nga vlera e automjetit që posedon) me kohëzgjatje të kthimit të huas/kredisë 1 deri në 7 vite!
MOGO përdor një teknologji të avancuar për vlerësimin e Automjeteve e cila ka një bazë të dhënash prej më shumë se 1.5 milion automjeteve në të gjithë Evropën.
Të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës mbi moshën 21 vjeç kanë të drejtë aplikimi për shërbimet e MOGO.
MOGO është e përkushtuar në zhvillimin e vazhdueshëm të shërbimeve me fokus të veçantë në fushën e Automobilizmit, dhe në një të ardhme të afërt qytetarëve të vendit do ti mundësohet vlerësimi I automjeteve të tyre FALAS nga platforma e MOGO.
https://www.facebook.com/mogokosova/photos/a.363974960917769/375205696461362/?type=3&theater