Insajderi
Lajme

Behxhet Pacolli del me një reagim, thotë se aeroplani i tij u la në ajër për 37 minuta: Të pa përgjegjshëm

Insajderi
14 June 2024 - 15:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Behxhet Pacolli del me një reagim, thotë se aeroplani i tij u la në ajër për 37 minuta: Të pa përgjegjshëm
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i AKR’së, Behgjet Pacolli përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se aeroplani i tij me shtatë pasagjerë është lënë dje në ajër për 37 minuta.

Pacolli ka kërkuar llogari nga përgjegjësit që sipas tij kanë bërë këtë veprim duke keqpërdorur detyrat zyrtare.

“Dje pasdite, autoritetet e aviacionit civil të Kosovës na lanë në ajër (jo edhe mbi territorin e Kosovës), për 37 minuta. Askush nga ne nuk e di arsyen, por një gjë është e sigurt;
• Operatori amerikan ka leje të përhershme për aterrim në Prishtinë.
• Janë përfillur të gjitha veprimet e parapara me rregullat e fluturimit.
• Aeroporti i Prishtinës na informoi se nuk ka pasur asnjë pengesë për aterrim.
Në aeroplan kanë qenë 7 pasagjerë të cilët kanë përjetuar vështirësi për shkak të turbulencave të mëdha në territorin e pritjes për aterrim. Shpresoj shumë që këto ditë do të njoftohemi për arsyen e këtij veprimi të shëmtuar qe si duket vjenë nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm vjen nga vullneti i individëve të papërgjegjshëm që keqpërdorin detyrat e tyre zyrtare, megjithatë organet e drejtësisë janë në veprim”
shkruan Pacolli në reagim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark