×
  • Lajme
  • Lajme

    Behxhet Pacolli dhe Labinot Tahiri bashkojnë forcat në politikë

    Insajderi
    23 May 2016 - 17:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Partia e biznesmenit Behxhet Pacolli sapo ka humbur një nga figurat kryesore në parti, por është fuqizuar me një personalitet tjetër, i famshëm në muzikë por që së fundmi kishte shprehur haptazi dëshirën për t’i hyrë politikës.

    Labinot Tahiri-Labi ka lajmëruar se i ka hyrë politikës duke iu bashkuar partisë së Pacollit, që në zgjedhjet e fundit nuk arriti ta kapërcej as pragun zgjedhor, që të bëhet pjesë e Parlamentit të Kosovës.

    Këtë e ka bërë publike, vet këngëtari përmes një paraqitje live, në rrjetin social Facebook.

    Labi përpos muzikës, viteve të fundit është bërë i njohur edhe për aktivitetin e tij humanitar, aktivitet ky i cilësuar prej shumë fansave të tij, si përgatitje e terrenit për t’i hyrë politikës.

    Në një intervistë të mëhershme, Labi nuk kishte paralajmëruar se do të kandidonte për kryetar të Ferizajt./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark