Insajderi
Lajme

“Bëjnë biznes me fëmijë gjeneralësh serb si Vuk Hamovic” Syla me akuza ndaj Dejona Mihalit e Martin Berishajt

Insajderi
23 November 2025 - 13:37
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Bëjnë biznes me fëmijë gjeneralësh serb si Vuk Hamovic” Syla me akuza ndaj Dejona Mihalit e Martin Berishajt
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Valon Syla ka akuzuar Dejona Mihalin, Martin Berishajn dhe Qeverinë Kurti për bashkëpunim me struktura serbe në sektorin e energjisë duke iu kundërpërgjigj akuzave të tyre se është njeri i afërt me Listën Serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Syla thotë se këta po bëjnë biznes në energjetikë me serbë dhe me fëmijë gjeneralësh serb si Vuk Hamović.

Ai thotë se akuzat ndaj tij se “është afër Listës Serbe” janë të pabaza dhe thekson se synimi i tij është “rrëzimi i politikave të qeverisë aktuale”.

Në reagimin e tij, Syla e quan deputeten Mihajlaj “dëshmitare të krimit dhe hajnisë”, duke kërkuar që ajo të paraqitet para drejtësisë.

Statusi i plote:


Dejona Mihajli dhe Qeveria Kurti deri te Martin Berisha, përderisa, me serbë dhe me fëmijë gjeneralësh serb si Vuk Hamović tregtojnë dhe bëjnë biznes në energjetikë, duke i shpenzuar mbi 700 milionë buxhet për 4 vjet, po më akuzojka mu se jam me listë serbe, dhe krah Urban i Kadri Veselit… kqyrja kombinimin, mas pari.

Andaj po e them edhe 1 here… jo me serpska, por me boshnjak, turq, romë, ashkali l, urban prishtinali e drenicakë e krejt Kosovën kemi me rrëzu këtë budallak… këta ortak të Serbisë që natën folin në telefon me srpska me Mimoza Kusarin, e ditën vjedhin “strujë” përderi sa Kosovës ja shtrajtojnë rrymën 4 fish. E Veriun e Srpskas rrymen ja lojnë pa pare. E neve na akuzojnë kishe jemi me serbë.

Dejana Mihajli ti je një Agjente Speciale me aftësi të pakufizuara. E unë nifar urbani po. Por sa jam krah i Kadri Veselit, shpresoj se i kam ndihmu atij, si çlirimtar, si themelues i Repubkikës së Kosovës që ti me torishtën tuaj turmokratike ishit kundër, Rambujesë, Procesit të Vjenës dhe shpalljes së Kosovës Republikë e pavarur dhe jo vetëm nga Serbia.

Ti je dëshmitare e krimit dhe hajnisë. Çu del para drejtësisë edhe thuj Albin Kurtit le të shkon… se edhe ashtu se ka gjatë.

Mos ja jep vetit rolin e patriotit me i kallxu se kush e tek është me serb në këtë vend se ske bo kurgjo ti për këtë vend, përveç dëme. Me kon e mirë nuk ishe ikë nga Tirana për këtu. Por, dihet se tê kanë përzënë edhe atje.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark