×
  • Lajme
  • Insajderi

    Beka nga Sindikata: Zjarrfikësit janë pagu të gjithë njejtë, pa u përfshirë rrezikshmëria

    Insajderi
    28 February 2023 - 19:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ekzekutimi i pagave sipas ligjit të ri në sektorin publik sot ka marrë shumë reagime e ppakënaqësi nga qytetarët.

    Zyrtarët policor dhe zyrtarët korrektues kanë pranuar në xhirollogaritë e tyre paga më të ulëta se herën e fundit, krejt kjo si pasojë e mosekzekutimit të rrezikshmërisë.

    Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqirin dhe kryetarin e Sindikatës së Shërbimit Korrektues të Kosovës, Zenun Sadikaj.

    Të njëjtit kanë konfirmuar se zyrtarët nuk kanë pranuar rroga të plota.

    Kësisoj ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka.

    Ai tha se kjo lidhet me formimin e komisioneve që janë enkas për gradat e këtyre sektoreve. Beka shtoi se zjarrfikësit kanë pranuar të njëjtën pagë të gjithë pavarësisht pozitës që ata e ushtrojnë.

    “Rrezikshmëria lidhet me ekstra dokumente që lidhen me komisionet mbi gradat e zjarrfikësve. Tash zjarrfikësit janë pagu njëjtë pavarësisht pozitës që ushtrojnë. Rritja e proklamume në paga nuk ka ndodh edhe kam marrë shumë telefonata për këtë pjesë”, tha Beka për Insajderin/Gazeta Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark