×
Insajderi

Policëve dhe gardianëve nuk u paguhet rrezikshmëria, për Insajderin flasin nga sindikatat

Insajderi
28 February 2023 - 18:36
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Sot janë ekzekutuar pagat sipas ligjit të ri në sektorin publik. Megjithatë, pikërisht sot janë shprehur pakënaqësi të mëdha nga disa sektore.

Disa zyrtarë policorë dhe gardianë përmes disa reagimeve në facebook kanë thënë se pagat u kanë dalë në banka më pak se muajve të kaluar.

Kjo për shkak se sipas tyre rrezikshmëria nuk është ekzekutuar në pagë.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë, se pagat kanë dalë pa rrezikshmëri, mirëpo informacione konkrete dhe të sakta, mund të dihen vetëm nesër.

Kryetarii Sindikatës, Imer Zeqiri tha se ende nuk ka pranuar njoftim zyrtar, por, kolegët e tij e kanë konfirmuar se nuk kanë pranuar pagat e plota.

“Sipas kolegëve që kam kontaktuar, domethënë nuk është ekzekutuar edhe rrezikshmëria dhe pagat kanë dalë më të ulëta se muajt e kalaur. Informacion zyrtar mbi këtë nuk kam pranuar akoma por një pjesë e tyre e konfirmuan se nuk kanë dalë”, tha Zeqiri për Insajderin

Problemi i njëjti ka ngjarë të jetë edhe tek gardianët dhe oficerët korrektues.

Insajderi ka kontaktuar me kryetarin e Sindikatës së Shërbimit Korrektues, Zenun Sadikaj dhe i njëjti konfirmoi se pagat nuk kanë dalë me përfshirjen e rrezikshmërisë as për këtë sektor.

“Nuk kanë dalë pagat me rritje siq është premtuar. Fjalët kanë qenë ndryshe por edhe unë bisedova me kolegët dhe thanë se nuk është përfshirë rrezikshmëria. Gjithashtu nesër do të dalim me reagim zyrtar dhe do t’i drejtohemi institucioneve gjegjëse për këtë veprim”, tha Sadikaj për Insajderin.

Zyrtarët qeveritarë ndërkaq kanë thënë se policëve përveç rritjes, do t’u paguhet edhe rrezikshmëria.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark