×
  • Sport
  • Sport

    Bekaj i kthehet stërvitjeve dhe i gatshëm për derbin shqiptar

    Insajderi
    09 February 2023 - 20:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tirana po përgatitet për sfidën me Vllazninë. Dje është bashkuar me skuadrën Visar Bekaj, i cili u la pushim nga trajneri i bardhebluve pas goditjes në kokë. Stërvitja është zhvilluar normalisht, ndërsa në fund dy lojtarë kanë pasur shqetësime në fund të përgatitjeve.

    Veç Abazajt, Albano Aleksi do të humbasë sfidën me Vllazninë. Lojtari u ndëshkua me kartonin e katërt të verdhë. Futbollisti ishte një nga pesë lojtarët me nga tre kartonë, ndërsa ata janë Bekaj, Iseni, Hila, dhe Najdovski, të cilët janë me tre kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Vllazninë do të humbasin takimin e radhës në Superiore.

    Tirana është në krye të renditjes me gjashtë pikë më shumë se Partizani i vendit të dytë. Tre trofe pretendon të fitojë Tirana këtë sezon. Skuadra bardheblu është e para në renditje, ka fituar Superkupën e Shqipërisë dhe është në çerekfinalen e Kupës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark