×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Bekaj transferohet në Turqi, sot pritet të përfundojë gjithçka

    Insajderi
    08 August 2022 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Visar Bekaj do të vazhdojë karrierën në Turqi. Portieri i Tiranës, protagonist në fitimin e titullit kampion me pritjet e tij dhe një ndër të paktët lojtarë që bëri mirë në ndeshjet europiane me bardheblutë, do të transferohet te Manisa FK.

    Klubi turk garon në divizionin e dytë dhe ka si objektiv ngjitjen në Superligë.

    Deri tani janë bërë 11 afrime te bardhezinjtë, ku bien në sy edhe dy lojtarët shqiptare: sulmuesi anësor Eros Grezda dhe mbrojtësi David Domgjoni.

    Mediet turke raportojnë se drejtuesit e Manisa FK kanë arritur akordin me “gardianin” e Kosovës dhe klubin kryeqytetas, teksa zyrtarizimi i kalimit të 25-vjeçarit tek ekipi i ri do të bëhet ditën e sotme./ss/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark