Insajderi
Lajme

Bekë Berisha “i mbyll derën” Vjosa Osmanit: Me ditë që flaka i del, nuk ka votë prej meje

Insajderi
28 April 2026 - 10:38
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Bekë Berisha “i mbyll derën” Vjosa Osmanit: Me ditë që flaka i del, nuk ka votë prej meje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar ashpër situatën në Kuvend para fillimit të seancës së sotme, duke thënë se procesi për zgjedhjen e Presidentit është i paqartë dhe pa rregull.

“Sot nuk e dim as pse jemi ardh… jemi në një situatë që nuk po vlen asgjë, nuk dihet çfarë bëhet”, ka deklaruar ai, duke shtuar se qëndrimet dhe propozimet po ndryshojnë brenda pak minutash.

Berisha ka thënë se procesi ka humbur drejtimin institucional.

“Nuk ka rëndësi çka thotë njeri në foltoren e Kuvendit… erdha me qëllimin me zgjedh një kandidat, opozita tha tre i ka, dhe kur erdhëm ishin dy gra të respektuara, pra ndryshun fjalët për 15 minuta”, tha ai para mediave.

Ai gjithashtu ka kritikuar ashpër mënyrën e funksionimit të procesit dhe u shpreh se nuk ka votë për Vjosa Osmanin.

“Vjosa Osmanit, me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje, sepse ka qenë argate e Kurtit dhe kurrë hajrin s’ja kemi pa për asgjë dhe nuk e meriton me qenë presidente”, ka deklaruar Berisha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark