Nuk ka më dyshime, Bekim Balaj ka nisur një aventurë të re me skuadrën e Ankara Keçiorenguçu.
Lajmi është konfirmuar nga vetë sulmuesi, që ka postuar një foto me fanellën e ekipit të ri, në krahët e vëllait të tij, Denis Balaj si dhe të Endri Muçmatës, të dy këta mundësuan transferimin e bomberit te Ankara Keçiorenguçu.
Vëllai i Bekimit prej kohësh ushtron profesionin e menaxherit së bashku me Muçmatën.
Ishin po këta të fundit që asistuan edhe në transferimin e Uerdi Marës dhe Jurgen Bardhit që do të jenë shokë skuadre me Balajn.
Kjo do të jetë aventura e dytë e Balajt në Ligën e Parë turke, teksa sezonin e shkuar ishte pjesë e Bolusporit.
31-vjeçari e nisi karrierën te Vllaznia, teksa ka luajtur edhe për Tiranën në Superiore.