Bekim Haxhiu që është kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, me anë të një video ka shpalosur planin e rimëkëmbjes së shëndetësisë nga PDK-ja.
Haxhiu në këtë video, thotë se plani i PDK-së për shëndetësi parasheh zgjidhjen e shumë problemeve, shkruan Periskopi.
Ai thotë se do të bëhet implementimi i sigurimeve shëndetësore dhe barna falas për qytetarët si dhe shërmbime të tjera efikase.