Bekim Haxhiu, kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka qëndruar sonte në Mitrovicë.
“Gjithë kjo mbështetje, ky mobilizim i qytetarëve për Planin e Rimëkëmbjes nuk është rastësi, por është vetëdijësim për rrezikun që po i kanoset Kosovës nga njerëz që shkelen çdo kauzë, siç është premtimi për bashkim kombëtar, shkatërruan institucionet e themeluara me mund e gjak të dëshmorëve”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Gazeta Insajderi.
“Rinia e Mitrovicës, edhe sot e dëshmoi se vazhdon të jetë me Kadri Veselin,Hashim Thaçin e çlirimtarët tjerë.Kjo është Mitrovica e Isa Boletinit, e Mehë Ukës e Rexhep Mitrovicës emrin e të cilit e mbanë Shtëpia e Kulturës, nga ku u përçua mesazhi mbështetës për PDK-në”.