×
  • Lajme
  • Lajme

    Bekim Haxhiu: Në Drenicën heroike u betuam besa-besë me popullin për çlirimin e vendit

    Insajderi
    03 February 2021 - 23:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se u betuan besa-besë me popullin për çlirimin e vendit dhe pikërisht edhe sot nga Drenica, Mitrovica dhe Vushtrria.

    Haxhiu ka thënë se është i nderuar që edhe kësaj radhe garoj në kuadër të listës së PDK-së.

    “Partia Demokratike e Kosovës, zyrtarisht sot nga Veriu i Mitrovicës e hapi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit, edhe në Drenicë në vendin nga ku buron liria dhe pavarësia e Kosovës. Në Drenicën heroike, në pranverën e përgjakshme 1998, u betuam besa-besë me popullin për çlirimin e vendit dhe pikërisht edhe sot nga Drenica, Mitrovica, Vushtrria u betuam se do ta mbrojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit nga kushdo që tenton ta minimizojë dhe zhbëjë atë”

    “Liderët më emblematikë të PDK-së dhe UÇK-së sot gjenden në Hagë në saje të shpifjeve dhe sajesave të atyre që nuk e duan Kosovën e pavarur, prandaj edhe angazhimi im dhe i PDK-së si promotore e proceseve të shtetndërtimit më shumë se kurdoherë do të jetë puna e palodhur në mbrojtjen e shtetit tonë dhe për Rimëkëmbje të Kosovës.Jam I nderuar që edhe kësaj radhe garoj në kuadër të listës së PDK-së #134 – ndërsa unë me numrin 109, dhe zotohem se do të jap maksimumin e potencialit tim profesional e intelektual për të mirën e qytetarëve. Na priftë e mbara”, ka shkruar Haxhiu./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark