Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bekim Sopaj, ka zhvilluar vizita në dy kompani prodhuese, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes institucionale për bizneset vendore që kontribuojnë në punësim dhe zhvillim ekonomik.
Gjatë vizitës në kompaninë “Vëllezërit Hajdini” në Komoran, e cila merret me përpunimin e gurëve natyrorë, Sopaj ka vlerësuar rolin e kësaj ndërmarrjeje në punësimin e të rinjve dhe rritjen e ekonomisë lokale. Ai theksoi se kompani të tilla janë zhvilluar falë punës së ndershme dhe përkushtimit, edhe pse, sipas tij, nuk kanë pasur mbështetjen e duhur nga institucionet qeveritare.
Në një tjetër vizitë, Sopaj ka qëndruar në kompaninë “Kosova Model”, e cila merret me prodhimin e dyerve dhe dritareve dhe punëson mbi 100 punëtorë. Ai e cilësoi këtë kompani si shtyllë të rëndësishme të ekonomisë vendore dhe shembull konkret të potencialit të prodhimit vendor.
Sopaj ka theksuar se programi qeverisës i kandidatit për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, parasheh përkrahje konkrete për bizneset prodhuese, përfshirë lehtësira fiskale dhe kushte më të mira për rritje dhe punësim.
“Biznese të tilla meritojnë më shumë mundësi dhe përkrahje të fuqishme institucionale nga Qeveria në ardhje,” ka deklaruar Sopaj, duke përsëritur mesazhin e fushatës “Bashkë. Përpara.”