Mediet belge kanë dhënë emrin e plotë të njeriut me emrin, Faycal Cheffou, shkruan BBC.
Policia ka lëshuar pamjet e televizionit CCTV në përpjekje për të identifikuar një të dyshuar të tretë në sulmet e së martës së kaluar në një aeroport të Brukselit.
Sulmet në aeroport dhe të sistemin e metrosë së kryeqytetit belg vranë 35 vetë dhe plagosën më shumë se 300.
Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi terrorist, i ashtuquajtur Shteti Islamik. /Insajderi.com