×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Belgjikë, një e treta e kompanive përdorin inteligjencë artificiale për punësim

    Insajderi
    19 July 2023 - 16:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kompanitë në Belgjikë po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për punësim.

    Sipas hulumtimit të bërë nga kompania e burimeve njerëzore “Manpower”, rreth 30 nga 100 kompani belge, përdorin inteligjencën artificiale për punësim, një përqindje që pritet së shpejti të rritet në afro 50%.

    10% e 510 punëdhënësve të intervistuar në Belgjikë në hulumtim thonë se kanë përdorur inteligjencën artificiale për një kohë të gjatë dhe se 21% kanë deklaruar se së fundmi po e zbatojnë atë.

    Ndërkaq, 18% e kompanive thonë se brenda 12 muajve do të kalojnë në aplikacionet e inteligjencës artificiale. Kompanitë përdorin robotë të inteligjencës artificiale në fazat e tyre të rekrutimit, nga shqyrtimi i CV-ve deri te intervistat fillestare.

    “Punëdhënësit belgë vunë re avantazhet e teknologjisë. Vetëm 15% e punëdhënësve mendojnë se inteligjenca artificiale do të ketë ndikim negativ në punësim”, tha drejtuesi i kompanisë “Manpower”, Sebastien Delfosse.

    Shumica e drejtuesve të kompanive hodhën poshtë shqetësimet se përdorimi i inteligjencës artificiale do të çojë në rritjen e papunësisë. 15% e të anketuarve thanë se kjo teknologji do të reduktojë numrin e personelit në 2 vitet e ardhshme, 49% se inteligjenca artificiale do të krijojë vende të reja pune.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark