Prodhuesi britanik i veturave Bentley mendon të fillojë prodhimin e veturës së tij të parë elektrik nën dritën e përpjekjeve gjithnjë e më të mëdha të shteteve që t’i forcojnë rregullat rreth emisionit të gazrave të dëmshme.
Nëse ky plan miratohet, vetura e parë elektrike e tipit Bentley duhet të prezantohet deri në fillim të vitit 2025, transmeton Autonews.
Veturat e këtij brendi britanik janë prej liruesve më të mëdhenj të dyoksidit të karbonit.
Deri tani, Bentley ka prodhuar vetura hibride, mirëpo tani po mendohet të kalohet në vetura me motor vetëm elektrik./Insajderi.com.