×
  • Showbiz
  • Sport
  • Show / Showbiz

    Benzema bën pelegrinazh në Mekë: Jam shumë i lumtur…

    Insajderi
    07 August 2023 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema, e ka publikuar një video në profilet e tij në rrjetet sociale në orët e hershme të së hënës, ku është shfaqur nga Meka në Arabinë Saudite.

    Ai është paraqitur duke bërë umrah (një pelegrinazh jo i obligueshëm, por  i pëlqyer për myslimanët).

    Videoja e shpërndarë në Instagram, ka marrë rreth 2.5 milionë pëlqime, vetëm disa orë pas publikimit.

    Në video, Benzema dëgjohet duke e falënderuar Zotin, ndërsa në prapavijë shihet Qabeja, derisa në përshkrim thuhet: “E vërteta e vetme”, derisa në një InstaStory ka shkruar “shumë i lumtur” në frëngjisht.

    Kujtojmë që në qershor të këtij viti, sulmuesi iu bashkua klubit nga Saudi Pro League, Al Ittihad, duke i dhënë fund qëndrimit 14 vjeçar te Real Madridi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark