Një ndeshje e mrekullueshme është zhvilluar në Etihad Stadium ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit, në të cilën u realizuan shtatë gola.
Sfida e parë gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve ka dhuruar spektakël me triumfin e Citizens me një gol epërsi dhe po ashtu vendasit kanë marrë edhe notë mesatare më të lartë se mysafirët.
Nuk ka dyshim se lojtari kyç i këtij takimi ishte Karim Benzema, i cili pas hat-trickut kundër Chelseat dhe dy-golëshit të sontëm, bëhet lojtari i parë në histori të Ligës së Kampionëve që shënon pesë gola si mysafir në fazat e eleminimit direkt kundër një klubi që vjen nga i njëjti vend, brenda një sezoni.