Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka kërkuar sot në Gjakovë votën e qytetarëve për Enver Hoxhajn, kandidatin e PDK-së për kryeministër.
Në një tubim në Gjakovë, në të cilin morën pjesë edhe kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj dhe anëtari i Kryesisë, Xhavit Haliti, Beqa ka deklaruar se PDK-ja ka nevojë për mobilizimin e qytetarëve nga Gjakova.
“Sot kërkoj nga ju, që siç keni qenë dy dekada me PDK-në, keni qenë zëri, fryma dhe shpirti i PDK-së, andaj sot PDK-ja ka nevojë për mobilizimin e juaj e Kosova ka më shumë se kurrë nevojë për qeverinë e udhëhequr nga Enver Hoxhaj”, ka deklaruar ai.
“Të gjithë ata që i kanë besuar Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe PDK-së, t’i besojnë edhe kryeministrit të ardhshëm, Enver Hoxhaj”, ka thënë Beqa. /Insajderi.org