Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa, u ka bërë thirrje mërgimtarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën votës.
Postimi i plotë:
Shumë të dashur bashkatdhetarë
Vota juaj në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit është shumë e rëndësishme për Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe për mua si kandidat me numër 28 në listën e kësaj partie.
Ju që për arsye të ndryshme kësaj radhe nuk mund të vini dhe të votoni në vendlindje, ju duhet ta realizoni të drejtës e votës, përmes postës. Shfrytëzojeni këtë të drejtë. Mos lejoni që dikush tjetër të votoj në emër tuajin. Paraprakisht faleminderit për mbështetje
Hapat që duhet ndjekur:
1. Shkarkojeni formularin e aplikimit për votim jashtë Kosovës ( https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/ )
Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?
• Fletëvotimin e plotësuar vendosni në një zarf të pashënuar dhe mbylleni. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës suaj.
• Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm vendoseni në zarfin e kthimit, në të cilin e shënoni adresën postare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Republika e Kosovës
Votimi Përmes Postës
Posta nr. 6, Kutia Postare 351
10 000 Prishtinë, Republika e Kosovës.
Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen!
Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja më së largu deri më 12 shkurt 2021.