Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa ka thënë se vota për PDK-në e sjell në pushtet një kryeministër të dinjitetshëm “siç është Enver Hoxhaj”.
Beqa, në një tubim me qytetarë në fshatin Molliq të Gjakovës, ka thënë se Kosova ka nevojë më shumë sesa kurrë për ndryshime.
“Pritje dhe përkrahje madhështore në Molliq. Kosova ka nevojë më shumë se kurrë për ndryshime. Vota juaj për PDK-në është vendimtare për të sjell në pushtet një kryeministër të dinjitetshëm siç është prof.dr. Enver Hoxhaj”, ka thënë Beqa.