×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Bëri bujë me imazhet në përqafimin e Taikas dhe Tessas, Rita thyen heshtjen për trekëndëshin në çift

    Insajderi
    24 January 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Rita Ora më në fund ka folur për thashethemet e një ‘tresheje’ me bashkëshortin e saj Taika Waititi dhe Tessa Thompson pasi u panë duke u puthur dhe përkëdhelur në një festë.

    Duke hedhur poshtë çdo thashetheme, Rita tha: ‘A keni qenë ndonjëherë në një situatë ku keni pirë shumë dhe të gjithë janë miku juaj më i mirë?’.

    “Dhe pastaj të nesërmen ju thoni, ‘unë po flisja me këtë person në zonën e duhanit për katër orë dhe nuk e kam idenë se kush janë ata?”, tha Rita.

    “Fjalë për fjalë – ajo foto ishte vetëm një grup miqsh që kalonin kohë të mirë. Taika dhe Tessa kishin një orare të çmendur dhe të gjithë po e shijonin kohën e lirë”, tha ylli përGQ.

    Në imazhet e marra në maj 2021, Rita dhe Taika shiheshin duke konsumuar duhan në një ballkon në Sydney me yllin e “Creed”.

    Rita këmbënguli se nuk kishte asgjë më shumë se argëtim miqësor, por ajo lavdëroi komunitetin LGBT dhe fansat e saj për ‘normalizimin’ e situatës.

    Ndërkohë, Taika kishte folur për këtë menjëherë pasi ajo ndodhi në korrik 2021.

    Kur u pyet nëse ishte i mërzitur nga vëmendja e mediave që morën fotot, Taika tha: “Jo në të vërtetë. Unë mendoj se në botën e internetit, gjithçka kalon shumë shpejt”.

    “A është një punë kaq e madhe?” Jo, jo dhe aq. Nuk po bëja asgjë të keqe, çdo gjë është në rregull”, kishte deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark