×
  • Sport
  • Sport

    Berisha ‘çmend’ rusët, gol dhe asistim në fitoren e Akhmat

    Insajderi
    08 April 2023 - 19:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Skuadra e Akhmat Grozny arriti fitore të madhe si vendas ndaj Ural me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen e vlefshme për raundin e 22-të në Premier League.

    Ish-lojtari i Kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha ishte njeriu kryesor që skuadra e Akhmat mori tre pikë.

    Berisha fillimisht bëri një asist te goli i Kharin në minutën e katërt, pastaj shënoi gol në minutën e 57’të, për t’i dhënë tre pikë skuadrës së tij.

    Me këtë fitore, Akhmat shkon në kuotën e 36 pikëve në pozitën e pestë. Kujtojmë që Berisha ka shënuar pesë gola në kampionat dhe ka bërë dy asiste./Lajmi.net/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark