×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha falënderon Amerikën për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në NATO

    Insajderi
    19 May 2016 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, e ka cilësuar si lajm me rëndësi historike kërkesën e Kongresit amerikan drejtuar administratës së këtij shteti që të punojë me Kosovën për ta përgatitur për hyrje në Programin e Partneritetit për Paqe në kuadër të NATO-s.

    “Nje lajm më rëndësi historike për Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar erdhi nga Ëashingtoni. Kongresi i SHBA i kërkon administratës së presidentit Obama të procedojë me ndihma konkrete të gjithanshme që bëjnë të mundur integrimin e Kosovës në NATO”, ka thënë Berisha.

    “Ky vendim i ligjvënësve amerikan, ka një rëndësi historike për Kosovën, mbarë kombin shqiptar si dhe paqen dhe stabilitetin ne rajonin tonë. Urime Kosovë dhe mirënjohje miqve tanë te mëdhenj”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark