Kandidati për deputet i Nismës Socialdemokrate të Kosovës, Besnik Berisha, është shprehur i nderuar që në rrugëimin e tij jetësor është rreshtuar “Me Çlirimtarët”.
Ai përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se në vitin 2015 publikisht kishte denoncuar veprimet korruptive në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku punonte.
Ai thotë se ishte suspenduar pasi ishte konsultuar me askënd në PDK, meqë i kishin thënë se nuk ishte mirë për koalicionin me LDK-në.
“I nderuar që në rrugëtimin tim jetësor jam rreshtuar: #MeÇlirimtarët! Më 04.02.2015 publikisht në televizion kam denoncuar veprimet korruptive në MPB, ishte koalicioni PDK-LDK dhe u suspendova sepse nuk kisha bërë mirë pasi nuk isha konsultu me askend nga PDK dhe se ky denoncim nuk ishte i mirë për koalicionin me LDK,ministër ishte Skender Hyseni,Sekretar Permanent Driton Gashi”.
“U zhvillua një proces gjyqësor 3 vjet rresht,u ndrruan 3 prokurorë dhe 2 gjygjtarë. Më 09.03.2018 për Keqperdorim të detyres zyrtare u lirova nga akuza,ndërsa për Zbulim të fahehtësisë zyrtare u denova me 6 muaj me kusht!”, ka shkruar Berisha.
Sipas Berishës, ishte vërtetë paradox, se si mund të zbulosh fshehtesinë zyrtare pa e keqpërdor detyren zyrtare.
“Ky denim nuk ishte për mua por për të gjithë ata që do kishin marr guximin të denoncojnë krimin dhe korrupsionin! Në vend që të denoheshin keqpërdoruesit e buxhetit,ata sot kandidojnë për deputet ,ndërse mua më ndalohet,mirëpo kjo nuk më ndalon në zgjedhje,sepse numri im del me 1 Shkurt!”, ka theksuar ai.
Berisha, thotë se nuk tërhiqet asnjëhere nga deklarata e tij në televizion për keqpërdorimet në MPB. /Insajderi.org