Insajderi
Lajme

Berisha: Pa marrëveshje për Presidentin, vendi shkon në zgjedhje të reja

Insajderi
26 April 2026 - 20:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha: Pa marrëveshje për Presidentin, vendi shkon në zgjedhje të reja
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Partia Liberale Egjiptiane (PLE), Veton Berisha, ka reaguar lidhur me afatin kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, duke paralajmëruar pasojat në rast të dështimit të arritjes së një marrëveshjeje.

Sipas tij, nesër në ora 23:59 përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit, dhe nëse deri atëherë nuk arrihet konsensus për një kandidat, Kuvendi shpërbëhet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja brenda 45 ditëve.

Berisha theksoi se kjo situatë nuk është rezultat i fajit të Partisë Liberale Egjiptiane.

“E gjithë kjo situatë nuk është si rezultat i fajit tonë si Parti Liberale Egjiptiane (PLE)”, deklaroi ai.

Ai gjithashtu kritikoi mundësinë e shkuarjes sërish në zgjedhje, duke e cilësuar si të panevojshme në një kohë kur qytetarët presin rezultate konkrete nga institucionet.

“Nuk ka asnjë kuptim që, në një kohë kur i gjithë populli i Kosovës – veçanërisht komuniteti egjiptian dhe komunitetet tjera – presin që të bëhen punë të mira për ta, ne të përfundojmë sërish në zgjedhje, të cilat nuk garantojnë zgjidhje”, u shpreh Berisha.

Në fund, ai bëri thirrje për reflektim politik dhe përgjegjësi institucionale.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark