Insajderi
Lajme

Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh

Insajderi
27 November 2024 - 16:30
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berisha rikthehet me akuza të rënda: Taulant Balla ka porositur vrasje! Rama krimineli më i madh
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasi u rikthye në selinë e Partisë Demokratike pas heqjes së masës së sigurisë “arrest shtëpie”, Sali Berisha mbajti një konferencë për gazetarët.

Nga aty Berisha menjëherë ngriti akuza të rënda ndaj qeverisë dhe zyrtarëve me emra konkretë.

Ai u shpreh se ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, është i akuzua se ka porositur vrasje, ndërsa tha se emri i Ramës është më i lakuari në bisedat e zbardhura nga Sky ECC dhe Encrochat, duke e quajtur atë si kriminelin më të madh, raporton A2CNN.

“Taulant Balla është iu akuzuar për porosi vrasjesh. Ai ka një mburojë politike dhe me të bëhet më i forti i qytetit dhe merr shefat e policisë, e drejtuesit e gjykatave. Më kriminel nga të gjithë është Edi Rama sepse i pret në zyrë. Edi Rama është personi më i lakuar, më i cituar në Sky. Ata që kanë punuar në kohën e Berishës juristë e dinë shumë mirë mbështetja që i kam dhënë për të plotësuar detyrimet e tyre ligjore’’, ka thënë Berisha.

Ata ndërtua një drejtësi që mund ta çonte vendin në konflikt civil, u shpreh më tutje Sali Berisha.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark