Insajderi
Botë

Berlusconi diagnostifikohet me leukemi

Insajderi
06 April 2023 - 09:49
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Berlusconi diagnostifikohet me leukemi
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.


Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ka leukemi, shkruajnë Corriere della Sera dhe Reuters duke u thirrur në burimet e tyre.

Ai raportohet se u diagnostikua me leukemi pasi përfundoi në spital me probleme me frymëmarrjen.

“Ai është në një gjendje të qëndrueshme”, tha vëllai i Berlusconit, Paolo pasi e vizitoi atë të mërkurën.

86-vjeçari Berlusconi ka qenë disa herë në spital muajt e fundit, por do të dilte gjithmonë pas disa ditësh.

Reuters kujton se partia e Berlusconit, Forza Italia është pjesë e koalicionit të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni, por se ai nuk ka asnjë rol në qeveri.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark