×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Bërnabiq reagon pas zhvillimeve të fundit në veri

    Insajderi
    13 June 2023 - 19:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, teksa komentoi ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, se ky është një provokim i ri në mënyrë që kryeministri Albin Kurti të shkaktojë një përshkallëzim të ri dhe një valë të re të dhunës dhe në këtë mënyrë të shmangë detyrimet nga marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, ku përfshihet edhe formimi i Asociacionit.

    Bërnabiq, në një deklaratë për mediat në Londër, u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta ndihmojnë Beogradin të ruajë paqen dhe stabilitetin dhe të vazhdojë të insistojë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.

    Ajo tha se dje ka biseduar me të dërguarin special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, se si të përmirësohet situata në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe se kanë prekur edhe çështjen e Kosovës.

    “Kurti jo vetëm që nuk e ka zbatuar Marrëveshjen e Brukselit”, por po bërë lëvizje drejtpërdrejt në kundërshtim me atë që thuhet në Marrëveshjen e Brukselit”, theksoi Bërnabiq.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark