×
Insajderi / Ballina 5

Bërnabiq: Serbët kërkojnë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Brukselit

Insajderi
06 November 2022 - 15:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka komentuar tubimin e sotëm të qytetarëve serbë në veri të Kosovës.

Ajo ka treguar arsyet pse serbët nga Kosova po e pezullojnë pjesëmarrjen e tyre në institucionet në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, Brnabiq iu drejtua bashkësisë ndërkombëtare, duke i thënë se ajo që kërkojnë ata është zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit të nënshkruar gati 10 vjet më parë.

“Në momentin kur serbët po mblidhen sot në Mitrovicë, më lejoni të rikujtoj edhe një herë të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare, por edhe të gjithë ata që përpiqen të mbjellin informacione të rreme, gënjeshtra brutale dhe shpifje kundër serbëve në Kosovë”, shkroi ajo në Twitter.

Ndryshe, qytetarët serbë u tubuan në veri të vendit, një ditë pasi morën vendim për tërheqje nga institucionet e Kosovës.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark