Datat e 3 dhe 13 Majit të vitit 2016 hyn në memorien e kosovarëve, si datat më të rëndësishme të historisë së futbollit të vendit tonë.
Në këto dy data Kosova, u pranua me të drejta të plota në instancat më të larta të Futbollit, në UEFA dhe FIFA.
Nga ai moment, dyert u hapen për gjithë futbollistët kosovarë për të treguar aftësitë e tyre.
Emisioni “Expose” prodhim i Gazetës Blic, ka realizuar dokumentar mbi këto dy data historike për futbollin tonë.
Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka komentuar zhvillimin e kombëtares së Kosovës që nga pranimi në UEFA e FIFA.
“Përveç në Ligën e Kombeve që kemi pasur një paraqitje të mirë, për të cilën duhet të falënderojmë trajnerin dhe futbollistëtdhe të gjithë, më pastaj kemi pasur një rënie dhe mendoj se sidomos ndeshja me Maqedoninë na ka penalizuar shumë. Ishte një ndeshje që të gjithë mezi e kemi pritur si popull dhe menduam se do të kualifikoheshim kaq shpejt për një ngjarje të madhe futbolli, por nuk ndodhi për disa arsye. Mendoj se atëherë duhet të kishim falënderuar trajnerin Challlandes për rrugëtimin deri në atë moment dhe të bënim një ndryshim, sepse mendoj që ai nuk ka se çfarë t’i jap më kombëtares sonë”, tha Tovërlani