NAC Breda dhe Manchester City në muajin prill kanë njoftuar se kanë lidhur partneritet ku lojtarët e rinj mund të huazohen te skuadra holandeze, shkruan sot Goal.com.
Në mesin e këtyre pesë lojtarëve, përmendet edhe emri i Bersant Celinës, talentit kosovar I cili ka zhvilluar tri ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.
Celina njoftoi ditë më parë se do të nënshkruaj kontratë të re me Manchester Cityn, ndërsa nuk hodhi poshtë mundësinë për t’u huazuar pas ardhjes së Pep Guardiolas. /Insajderi.com