Konsiderohet që kajsitë forcojnë mekanizmin mbrojtës të organizmit tonë dhe se ato forcojnë dhëmbët dhe kockat. Kajsitë e thata janë të pasura me karbonat kaliumi, i cili është shërues për njerëzit që vuajnë nga aritmia.
Përveç magnezit, kajsitë janë gjithashtu të pasura me fosfor, i cili përmirëson funksionimin e trurit, kombinimi i këtyre dy mineraleve është gjithashtu i mirë për normalizimin e presionit të gjakut.
Bërthamat e kajsisë si ilaç. Vitamina B17 është shumë e rrallë në ushqimin njerëzor, andaj është shumë e nevojshme për funksionimin e shëndetshëm të organizmit tonë. Vitamina B17, e quajtur ndryshe laetrile ose amigdalin, rregullon proceset metabolike dhe rikthen ekuilibrin kimik në organizëm.
Kjo substancë u zbulua në fund të shekullit të kaluar nga shkencëtari amerikan Ernest Krebs, nën supozimin se mund të ndihmojë në shërimin e sëmundjeve më të rënda, të tilla siç është kanceri. Pikërisht kjo vitaminë gjendet në sasi të mëdha në bërthamën e kajsisë. Si t’i përdorim bërthamat e kajsisë?
Bërthamat e kajsisë duhet të thahen në diell për 2-3 ditë, pastaj të thyhen dhe pjesa e brendshme t’u hiqet. Në brendi gjendet një bërthamë mishtore, e cila duket si një bajame. Ka bërthama të kajsisë së ëmbël dhe të hidhur, ato më të ëmblat natyrisht që janë më të shijshme, por ato të hidhura përmbajnë një sasi më të lartë të vitaminës B17.
Personave të shëndetshëm u rekomandohet të konsumojnë 5-7 bërthama në ditë. Nëse e teproni, mund të keni dhimbje koke dhe marramendje, prandaj duhet të keni kujdes.
Gjithashtu, kini kujdes që të mos i hani kurrë kur e keni stomakun bosh. Është më mirë t’i konsumoni menjëherë para ose pas racionit. Rekomandohet gjithashtu përzierja e tyre me farat të bluara të lirit, sepse ndihmon trupin të absorbojë më mirë vitaminën B17.