Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besart Dreshaj, ka mbajtur tubim dhe bashkëbisedim madhështor me qytetarët e Istogut, shkruan Insajderi.
Dreshaj i cili është anëtarë i Këshillit Përgjithshëm LDK-së dhe zv. në detyrë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, premtoi rregullimin e shtratit të lumit Istogut, nga burimi deri në Klinë si dhe pagë minimale 300 euro.
Ai është shprehur se partneriteti me SHBA është amanet i presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës, por duhet poashtu të mendojmë dhe angazhohemi çdo ditë për realizimin e projekteve konkrete.
Besart Dreshaj në zgjedhjet parlamentare që mbahen me 14 shkurt mban numrin 37 në listën e LDK-ës./Insajderi.org/