×
  • Lajme
  • Lajme

    Besart Dreshaj njofton për rritjen e asistencës sociale për tre muajt e ardhshëm

    Insajderi
    02 February 2021 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besart Dreshaj, i cili është edhe zëvendës ministër në detyrë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka njoftuar për rritjen e asistencës sociale për tre muajt e ardhshëm, për të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale, shkruan Insajderi.

    “Nder dhe kënaqësi t’i kontribuojmë rritjes së asistencës sociale për tre muajt e ardhshëm, për të gjitha familjet përfituese të asistencës sociale” – shkroi ai.

    “Nga nesër këto familje do të pranojnë dyfishimin e shumës së asistencës sociale. Vendimi për rritje vlen për muajt janar, shkurt, mars 2021”.

    “Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në koordinim me Thesarin, do të procedoj me shpërndarjen e asistencës, duke filluar nga nesër nëpër të gjitha pikat postare”.

    “Ju garantoj se do të angazhohem me mish e me shpirt, që kjo rritje të kthehet në rritje të përhershme, edhe pas marsit 2021. Nuk është e lehtë por ështê e mundshme dhe do t’ia dalim bashkë” – shkroi ai.

    Kujtojmë që Besart Dreshaj në zgjedhjet e 14 shkurtit garon me numrin 37./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark