Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka replikuar me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Rozeta Hajdarin, e cila ka qenë ministre në MINT në mandatin e kaluar.
Mustafa ia ka përmendur Hajdarit në seancë aktakuzën për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, shkruan Insajderi.
“Qe ni fakt prej gjykatës, ku keni aktakuzë të ngritur dhe të konfirmune për keqpërdorimin e rezervave shtetërore. Pra, me ushqimin rezervë të këtij populli për ditë të zeza, ato i keni shti durtë, aty keni aktakuzë të ngritur, një numër i zyrtarëve të ministrisë që ju keni udhëheqë, prandaj nëse do të flasim me fakte, flasim me fakte”, deklaroi Mustafa.
Ai e ka quajtur Qeverinë Kurti si “qeveria më e korruptuar në historinë e Kosovës, që nga viti 2008 e tutje”.
Hajdari në fjalën e saj ka thënë se ende është e pafajshme dhe se askush s’është pasuruar mbi kurrizin e saj. /Insajderi.org/