Besian Mustafa u zotua se do të jetë vazhdimisht në përkrahje të rinisë.
Këtë e tha në një takim me rininë e kryeqytetit, ku edhe shpalosi programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për rininë.
“Rinia dhe interesat e rinisë mbeten prioritet i yni dhe si të tilla, do të përkrahen pa rezervë, si nga unë ashtu edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, është shprehur Mustafa para të pranishmëve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e të rinjëve së Prishtinës, ndër tjerash, Mustafa theksoi se programi i LDK-së parasheh krijimin e sa më shumë vendeve të reja të punës për rininë kosovare.
Besian Mustafa është kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, parti e cila i’a besoi atij edhe pozitën e ministrit të bujqësisë, pylltarisë dhe zhvillimit rural.