×
Zgjedhjet 2021

Besian Mustafa, ministri që ndihmoi fermerët gjatë pandemisë Covid-19

Insajderi
31 January 2021 - 12:13
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural vazhdoi subvencionimin e fermerëve përmes pagesave direkte. Për vitin 2020, këto subvencione u paguan dy herë. Kjo u arrit me insistimin e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa.

Sipas ministrit Mustafa, qëllimi kryesor i pagesës dy herë të subvencioneve është bërë që, gjatë pandemisë Covid-19 kur pothuajse gjithçka ndaloi së funksionuari, fermerët të kenë para në xhirollogaritë e tyre, me të cilat do ta vazhdojnë funksionimin normal.

Për blegtorët janë paguar subvencionet për cilësinë e qumështit: 12 cent për litër të klasës ekstra, 8 cent për klasën e parë dhe 4 cent për klasën e dytë. Po ashtu, 140 euro janë paguar për krerë të lopëve dhe buallicave qumështore si dhe 30 euro për dele dhe dhi.

Dy herë janë paguar edhe subvencionet për pulat vojse, për thëllëzat dhe për dosa në riprodhim. Edhe për kilogram të peshkut janë paguar dy herë subvencione. Për bletarinë dhe mjedrën është subvencionuar dy herë çdo koshere dhe çdo kilogram i mjedrës. Dy herë janë subvencionuar edhe drithërat, pemishtet, fidanët, rrushi e vera, perimet, bimët mjekësore aromatike.

Ndërsa, sipas ministrit Mustafa, që këto fonde shkojnë në vendin e duhur dhe për të ndihmuar bujqit, ministria e bujqësisë ka shtuar kontrollin dhe monitorimin para se të realizohet pagesa e cila pritet të përfundojë gjatë muajit shkurt.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark