Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka bërë homazhe tek varret e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, shkruan Insajderi.
Mustafa u shpreh se sot 24 vite më parë u heshtën pushkët e para të lirisë, për të gjëmuar më pas mes mijëra pushkëve tjera kosovare të cilave sot e për mot do t’u përulemi.
“Sot bëhen 24 vite nga rënia heroike e viganëve të Kosovës, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Sot 24 vite u hesht pushka e tyre, pushka e parë e lirisë, për të gjëmuar më pas mes mijëra pushkëve tjera kosovare të cilave sot e për mot do t’u përulemi.” – shkroi ai.
Besian Mustafa, i cili është Ministër i Bujqësisë në detyrë garon në listën e LDK-ës në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku ka numrin 13-të.