×
Zgjedhjet 2021

Besian Mustafa ndihmoi vreshtarët dhe verëtarët e Rahovecit

Insajderi
02 February 2021 - 13:58
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Subvencionet në bujqësi konsiderohen shtysë për fermerët, por ato janë jetike edhe që bujqësia të mbijetojë. Bujqësia gjatë vitit 2020 pati një shtysë të mirë financiare, nga pagesa dy herë e subvencioneve, të cilën ide e realizoi ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa.

Ndër sektorët e bujqësisë, nga ky vendim i ministrit Mustafa, përfituan mirë verëtaria dhe vreshtaria 

Nëse në vitin 2019 një vreshtar nga Rahoveci merrte 1 mijë euro për hektar të mbjellë, ai në vitin 2020 ka siguruar në xhiro llogarinë e tij 2 mijë euro për një hektar të mbjellë rrush.

Rahoveci, vendi i prodhimit të verës, Alsaku dhe Burgundi i Kosovës, ka përfituar edhe nga subvencionimi i litrës së verës së prodhuar, i cili u ngrit nga 4 centë në 8 centë për një litër, falë vendimit të ministrit Mustafa.

Ideja e pagesës dy herë të subvencioneve, e popullarizuar edhe si “dyfishimi i subvencioneve”, sipas ministrit Mustafa, ka pas për qëllim ta mbajë stabil fermerin kosovar, por edhe ta ndihmojë atë gjatë kohës së pandemisë Covid-19 kur u dëmtuan shumë biznese.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark