×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Besim Kodra për Iljasa Fazliun: Monstrum, ku ka mbetur dinjiteti i mantelbardhëve?

    Insajderi
    27 November 2022 - 13:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, Besim Kodra ka reaguar pas pamjeve të publikuara të abuzimit të vajzës 5-vjeçares nga logopedi gjilanas, Iljasa Fazliu.

    Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kodra shtroi pyetjen se ku ka mbetur dinjiteti i mantelbardhëve?

    “Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi” – shkroi ndër tjerash ai.

    Reagimi i tij i plotë:

    Pyetjes se “ku është dinjiteti i mantelbardhëve” këtu dikund mund t’ia gjeni përgjigjen! Ky monstrum nuk do të mund të “mbijetonte” vetëm, nëse nuk do të kishte edhe kolegë të tjerë të cilët do t’i fshihnin veprimet jo etike të tij dhe nuk do ta mbronin!

    Ju mantelbardhë të cilët e doni profesionin (që besoj se nuk jeni pak) distancohuni nga veprimet e kolegëve tuaj (që përveç manteles, asgjë nuk kanë të profesionistit shëndetësor)!Këtu do të fillonte ndryshimi…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark