×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Besnik Berisha publikon bisedën e vajzës së tij me klienten: Kjo rrëzon provat e paligjshme të Rasim Malokut

    Insajderi
    19 July 2023 - 22:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Avokati, Besnik Berisha, ka thënë se prokurori Rasim Maloku ka falsifikuar provat kundër tij.

    Ai tha se vajza e tij, Erina Berisha që është avokate ka biseduar me bashkëshorten e një klienti të tij për kryerjen e pagesave të shërbimeve, sipas tij ky është shërbim profesional e jo vepër penale.

    ”Flet vajza ime Erina Berisha me bashëshorten e njërit nga të pandehurit që e kishte lidhur pushteti. Medina Sinani është bashkëshorte e Salih Sinanit“, tha Berisha në T7.

    Sipas tij, kjo provë e rrëzon falsifikimin e Rasim Malokut.

    Madje ai thotë se prokurori Maloku këtë provë e ka konsideruar si “letra dashurie”.

    “Si provë që unë nuk kam kërkuar para drejtpërsëdrejti. Unë i thash prokurorit don talexosh. Prokurori këtë provë e ka konsderuar si letra dashurie. Një prokuroror me një dije mesatare e me një etikë minimale do të duhej ta konsideronte si provë shfajquese”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark