×
  • Sport
  • Sport

    Besnik Hasi merr drejtimin e skuadrës belge

    Insajderi
    08 November 2023 - 17:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Besnik Hasi është trajneri i ri i KV Mechelen. Ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, që ka bërë edhe trajnerin e Anderlecht, Legia Varshavës dhe Olympiacos, ndër të tjera, ka nënshkruar kontratë me KV Mechelen deri në fund të sezonit.

    Hasi nuk është i huaj, sepse ai kaloi karrierën në ligën belge të futbollit nga viti 1994 deri më 2016, me një sezon te Mynih 1860 në mes, si lojtar, ndihmës trajner dhe trajner. Pra, ai e njeh futbollin belg, një fakt ky mjaft i rëndësishëm. Në vitin 2014, ai fitoi titullin kombëtar dhe Superkupën si trajner i RSC Anderlecht.

    Klubi ka besim në stafin sportiv dhe për këtë arsye nuk do të ketë ndryshime të mëtejshme. Fred Vanderbiest dhe Gunter Vanhandenhoven mbeten në stafin teknik të Hasit, ashtu si anëtarët e tjerë. Menaxhimi sportiv dhe përgatitja e ndeshjes kundër Charleroi do të drejtohet nga Fred Vanderbiest.

    Besnik Hasi do të takohet në ditët në vijim me grupin e lojtarëve dhe nga e diela do të marrë rolin e trajnerit të parë. “Unë jam një trajner që pëlqej futbollin ofensiv, – tha Hasi. – Kjo, gjithashtu përshtatet në mënyrë të përkryer me këtë klub të bukur. Si lojtar dhe trajner, nuk ka qenë kurrë e lehtë të vija e të luaja futboll këtu. Atmosfera është e mrekullueshme dhe lojtari i 12-të (tifozët) është i zjarrtë. Shpresoj ta ushqej atë entuziazëm me mënyrën time të të luajturit futboll”.

    KV Mechelen, klubi i ri që do të drejtojë Besnik Hasi, aktualisht renditet në vendin e 14-të të renditjes, nga 16 skuadra në total, pas 13 ndeshjesh kampionat. Pra, rreziku i mbijetesës në elitën e futbolli belg është evident, ndaj kjo do të jetë edhe sprova më e madhe për trajnerin shqiptar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    23 November 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark