Kandidati për deputet i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se partia e tij do të punojë që Hani i Elezit të bëhet komunë e zhvilluar.
“Unë do të angazhohem që qytetarët e kësaj komune të kenë progres dhe zhvillim, në veçanti, duke e ditur se kjo pjesë e Kosovës ka qenë fortifikatë e fuqishme e vendit në historinë tonë më të re”, ka thënë Tahiri.
Këto komente Tahiri i ka bërë gjatë vizitës së tij në Han të Elezit.
“Hani i Elezit i themeluar me vendim të Kryeministrit Haradinaj është komuna që gjithmonë ka qenë në përkrahje të programit të Aleancës. Sonte, së bashku me kryetarin e degës, z. Zaim Bela, kënaqësi të takoj strukturën e degës, e cila ishte e mobilizuar për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Energjia pozitive dhe mbështetja e kësaj dege për Aleancën dhe mua personalisht na jep motiv dhe vullnet për fitoren e madhe të AAK-së. Ne, si Aleancë do të punojmë që Hani i Elezi të bëhet komunë e zhvilluar”.