Bërmes një video në facebook të kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së,Besnik Tahiri ka bërë të ditur përkushtimin e tij gjatë kohës së pandemisë në Kosovë.
“Në Kosovë kam sjell 24 tonë ndihma me aeroplan special” është shprehur ai.
Këto ndihma të cilat kanë përfshirë 500,000 maska, një numër të madhë të manteleve, dezinfektues dhe paisje të tjera, janë shpërndar në të gjithë Komunat e Kosovës, ka shtuar Tahiri.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Që në fillim të ballafaqimit me pandeminë, me iniciativën time dhe të miqve të mi nga Mbretëria e Jordanisë dhe nga Oborri Mbretëror, në Kosovë kam sjell 24 tonë ndihma me aeroplan special, të cilat janë shpërndarë në gjithandej Komunave të Kosovës. Kanë qenë: 500,000 maska; një numër i madh i manteleve; dezinfektuesve dhe pajisjeve tjera që kanë hyrë në funksion Qendrave të Mjekësisë Familjare për komuna dhe gjithandej qytetarëve të Kosovës.
Kjo, vërteton përkushtimin tim dhe përkushtimin tonë, që në këto rrethana të vështira, të jemi afër qytetarëve të Kosovës.