×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Betejë për vendin e dytë – publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes: Australi – Danimark

    Insajderi
    30 November 2022 - 15:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Australia dhe Danimarka pak a shumë janë në pozita të barabarta për të kaluar në 1/8-ën e finales në Botërori, derisa sot përballën në stadiumin Al-Janoub të Dohas në Katar

    Të dy këto skuadra duhet të fitojnë në mënyrë që ta sigurojnë sigurt kalimin tutje në fazën e eliminimit direk. Të dy skuadrat ishin takuar edhe gjatë Botërorit të vitit 2018, po ashtu në grupe.

    Australia hyri në kombinim pas fitores 1-0 kundër Tunizisë në ndeshjen e dytë, duke falënderuar për një gol me kokë të Mitchel Duke në minutën e 23-të. Soccerros tani shpresojnë që të kalojnë grupet për herë të parë që nga viti 2006.

    Skuadra daneze humbi kundër Francës në ndeshjen e tyre të fundit, duke i dhënë fund ecurisë së tyre prej me disa fitore kundër skuadrës franceze.

    Për momentin Danimarka është ende pa fitore në pesë ndeshjet e tyre të fundit në Botëror dhe shpresojnë që fati të ju kthehet në këtë ndeshje në rast së dëshirojnë kalimin tutje në Botëror.

    Duke do të prin sulmin australian edhe në këtë ndeshje për të tentuar që të fitojë kundër Danimarkës, derisa Eriksen dhe Braithwaite do të tentojnë ta shënojnë fitoren e parë në Botëror dhe të kalojnë tutje nga grupet.

    FORMACIONET ZYRTARE:

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Sport
    04 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark