×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Betim Fazliji: Paqarada më ka këshilluar të vija në St. Pauli

    Insajderi
    05 August 2022 - 09:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Betim Fazliji iu bashkua St. Paulit për një çmim diç më shumë se gjysmë milioni nga St. Gallen. Ai treguar se bashkëkombësi i tij, Leart Paqarada, ka qenë ai që e ka këshilluar të transferohej aty.

    Mesfushori 23-vjeç, Betim Fazliji, bëri një hap të rëndësishëm në karrierën e tij, kur vendosi që ta linte Superligën zvicerane për t’iu bashkuar një kampionati më konkurues siç është ai i Bundesligës 2.

    Në St. Pauli, për më tepër, gjen edhe përkrahjen e Leart Paqaradës. Mbrojtësi kosovar tani e një kohë është me ndikim në skuadër, falë paraqitjeve të tij të mira që ka dëshmuar, veçanërisht në dy sezonet e fundit.

    Për më tepër, Paqarada është edhe kapiten i skuadrës nga ky sezon. Vetë ambientimi i Betim Fazlijit në skuadrën gjermane pritet të jetë më i lehtë, nëse analizohet nga ky kontekst.

    Këshilla e Paqaradës drejt Fazlijit për t’iu bashkuar St. Paulit

    Së pari, drejtuesit e klubit gjerman kishin shprehur admirim për mbrojtësin preshevar. Me të kuptuar që negociatat kishin filluar mes klubeve, në lëvizje u vu edhe Paqarada.

    Sipas faqes zyrtare të St. Paulit, që sot kanë marrë disa prononcime nga Fazliji, ndër aspektet përcaktuese dhe lehtësuese për zgjedhjen e klubit verior gjerman nga mbrojtësi 23-vjeç, ka qenë edhe këshillimi që ia ka bërë Paqarada.

    Një gjë të tillë e ka pranuar vetë Fazliji, duke folur për faqen zyrtare të klubit të ri.

    “Po, është e vërtetë. Paqarada është një djalë i mbarë, që më jep shumë këshilla.Por, edhe shokët tjerë të skuadrës më ftojnë për të dalë dhe ngrënë jashtë. Jam shumë i lumtur që kemi një grup kaq të mirë në skuadër”
    , nënvizoi Fazliji.

    Ndonëse nuk është se kanë luajtur ndonjëherë në formacion së bashku te Kosova, fakti që janë bashkëkombës, ka bërë që Paqarada ta ndihmonte atë për të lëvizur drejt St. Paulit.

    Integrimi në skuadër

    Fazliji akoma po konsiderohet si rezervist te St. Pauli, meqë nuk e ka fituar statusin e titullarit. Për ta bërë një gjë të tillë së pari i duhet të integrohet mirëfilltazi në skuadër. Në lidhje me ambientimin, ai ka bërë të qartë se si qëndrojnë punët deri më tani.

    “Deri më tani ka qenë një përvojë e mirë për mua këtu në Hamburg. Qyteti është shumë i mirë dhe kushtet te St. Pauli janë optimale”,
     theksoi ai.

    Në vazhdim të intervistës është shfaqur edhe vetëkritik, por ka treguar edhe se akoma është herët për të arritur në përfundime, meqë koha është shumë e shkurtër prej që është transferuar në Gjermani.

    Duke treguar se si mungon kimia mes tij dhe pjesës tjetër të lojtarëve, ai shtoi: “por, kjo është edhe pasojë e faktit që jam këtu vetëm që dy javë”, përfundoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark