×
  • Showbiz
  • Show

    Beyonce kopjon Rita Orën?

    Insajderi
    05 October 2024 - 20:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këngëtarja, Beyoncé, është në qendër të vëmendjes për videon e saj të fundit në Instagram, që shërben si një reklamë për një markë të njohur të xhinseve.

    Në këtë video, Beyoncé hynë në një lavanderi dhe zhvesh rrobat për t’i futur në lavatriçe, më pas ulet pranë dy vajzave dhe fillon të lexojë një gazetë derisa pret që rrobat e saj të pastrohen.

    Sidoqoftë, ky koncept duket se është shumë i ngjashëm me videon muzikore të Rita Orës për këngën “Ask And You Shall Receive”.

    Në këtë klip, që është drejtuar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi, Rita shfaqet gjithashtu në një lavanderi, ku ajo zhvesh rrobat e saj dhe i fut në lavatriçe, përpara se të ulet dhe të lexojë një revistë pranë një klienti. Këto ngjashmëri të forta kanë shkaktuar spekulime në rrjetet sociale se Beyoncé ka gjetur frymëzim në videon e Rita Orës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark