×
Show

Beyonce proteston me “Lemonde”

Insajderi
25 April 2016 - 21:03
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Video albumi i këngëtares së njohur Beyonce “Lemonade” u shfaq premierë natën e 23 prillit në HBO, duke pasur një sukses të jashtëzakonshëm me miliona shikues.

Albumi është një përmbledhje e videove muzikore dhe këngëve të Beyonce nga albumi i gjashtë i saj “Lemonade” që u publikua në internet pas premierës në HBO.

I ndërthurur me poezi dhe monologë të shkurtër, video albumi tregon historinë e një gruaje me të cilën nuk është mirë që acarosh marrëdhëniet.

Video projekti i Beyonce gjithashtu është një protestë për gratë me ngjyrë dhe kulturën e të njerëzve me ngjyrë, nëpërmjet zbulimit të historive thellësisht personale në lidhje me jetën, dashurinë dhe tradhtinë.

Mediat kanë hedhur dyshime që ajo flet edhe për raportet me bashkëshortin e saj Jay Z, babanë e saj Matheë Knowles që kishte tradhtuar nënën e Beyonce duke pasur fëmijë jashtëmartesorë./Insjaderi.com

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark